25-04-2024

Ish-deputeti Nezir Çoçaj ftohet nga Gjykata Speciale e Hagës

Ish pjesëtari i UÇK-së, ish deputeti i PDK-së në Prizren, Nezir Çoçaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Po kam pranuar Ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe gjatë ditëve në vijim do të paraqitet për intervistim”, ka thënë ai për portalin “Gazeta e Prizrenit”.

Ndërkaq, OVL e UÇK-së ,Dega në Has përmes një deklarimi e ka mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, duke vlerësuar lart disiplinën e Çoçajt, gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste.

Çoçaj sërish është kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.