Shaqir Totaj: Haskuka po i kërcënon partitë politike me largim të dhunshëm nga zyrat
Kryetari i degës së PDK-së, Shaqir Totaj ka shkruar se kryetari i Prizrenit, Mytahir Haskuka, po kërcënon partitë politike.
Totaj ka akuzuar Haskuken se po kërcëno partitë politike me largim të dhunshëm nga zyrat.
Postimi i plotë:
Kryetari Haskuka kërcnon partitë politike në Prizren me largim të dhunshëm nga zyret.
Kërkesën e partive për takim bashkëpunues të dorëzuar para një viti deri më sot e kishte injoruar.Nuk duket e rastësishme pak muaj para zgjedhjeve lokale.