03-12-2024

Shaqir Totaj konfirmon tërheqjen e padisë kundër tij, nga Vetëvendosja!

Shaqir Totaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit, në zgjedhjet e fundit lokale, ka deklaruar se edhe zyrtarisht Vetëvendosja është tërhequr nga padia kundër tij, të cilin e kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore.

 

Në tetor të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje! kishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore në  Prizren kallëzimin penal për gjuhën e përdorur gjatë fushatës nga Totaj.

 

Me këtë rast Vetëvendosje! pat publikuar një audio-incizim në të cilin pretendohej se dëgjohet kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Totaj, teksa thotë se “ka ardhur koha që qytetin e Prizrenit mos me ja lonë në dorë njerëzve që s’dinë me fol shqip”, duke iu referuar Mytaher Haskukës, kandidatit të VV-së për kryetar të Prizrenit.

Më pas Totaj,  gjatë fushatës zgjedhore ishte arsyetuar se fjalimi i tij në Has është nxjerrë nga kontesti.

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë thënë se lënda për këtë rast është mbyllur. Duke njoftuar për lajmin, Totaj, në “facebok” shkroi se tërheqja e padisë konfirmon se ky veprim ka qenë një lojë politike e ulët dhe e pavlerë.

 

“Një përpjekje pikërisht për të futur përçarje në mesin e qytetarëve të Prizrenit. Kjo tregon se padia ka qenë e paqëndrueshme për shkak të mungesës së argumenteve”, ka thënë ai.

 

Ndryshe Totaj (PDK) dhe Mytaher Haskuka (VV), në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë konkurruar për postin e kryetarit të Prizrenit. Derisa Totaj në rrethin e parë zgjedhor ishte në përparësi për afro 5 mijë vota,  humbi në garën e balotazhit, për më pak se 300 vota./gazetaeprizrenit.net/

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.