Sharri mbajti manifestimin tradicional “Festivali Rinor 2018”

Drejtoria e Kulturës Rinisë e Sportit dhe Drejtoria Komunale për Arsim në Sharr (ish-Dragash) për një javë kanë organizuar manifestimin tradicional “Festivali Rinor 2018”, të gjashtëmbëdhjetin me radhë.

Ky aktivitet ka nisur me 3 maj, ndërsa programin e tyre e prezantuar shkollat:

“Fetah Sylejmani”, Dragash, “Restelica”- Restelicë”, pastaj Samidin Emini” – Kuk, ajo ”Shaban Shabani” – Llopushnik”, shkolla Ulina” – Kosavë”, “Ilmi Bahtijari” – Blaç, “Sezai Surroi”- Bellobrad si dhe shkolla “28 Nëntori” – Bresanë.
Finalja e gjithë këtij festivali tradicional u mbajt në oborrin e SHFMU” Fetah Sylejmani”.