Si do të paraqitet Bashkimi në finalen me prishtinasit?

Sonte në mbrëmje në orën 19:00, në Prishtinë nisë finalja e Superligës në basketboll ku Bashkimi i Prizrenit do të jetë mysafir i Sigal Prishtinës.
Në gjysmëfinale Prishtina pat eliminuar Yllin me seri 3:0. Me këtë rezultat edhe Bashkimi pat fituar ndaj Rahovecit.

Derisa prishtinasit, që njihen si “bardhekaltrit’ kanë një bilanc më të mirë se Bashkimi, skuadra prizrenase (si vendëse) është e vetmja që pat mundur ekipin që po e mban vendin e parë. Kjo është vetëm finalja e tretë e “play-offit” në histori të klubit për Bashkimin, që po pretendon titullin.

Finalja do të luhet në sistemin, një ndeshje në Prishtinë, një në Prizren, kurse ‘bardhekaltrit’ e kanë epërsinë e terrenit vendas në rast se seria shkon deri në pesë ndeshje. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampion.