24-11-2024

Shefqet Kabashi tregon pse e ofendoi Nijazi Kryeziun

Ish i burgosuri në Dubravë gjatë luftës, Shefqet Kabashi, ka treguar pse në 20 vjetorin e Masakrës së Dubravës u revoltua dhe ofendoi Nijazi Kryeziun, që tash është këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kabashi u kthye në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi doli në skenë dhe shau zyrtarë shtetërorë.

Shefqet Kabashi tregon pse në Dubravë tha se këshilltari i Kadri Veselit “ia ka marrë bukën e gojës”

Ai tregon se kur i kishin cuar nga burgu i Dubravës në burgun e Nishit, Kryeziu, bashkë me një të burgosur tjetër boshnjak, ndante bukën në burg për të burgosurit e tjerë.

Kabashi thotë se Kryeziu i linte me pak bukë të burgosurit shqiptarë me të, ndërsa pjesën më të madhe të ushqimit e ndante për vete dhe shokët e tij.

“Njazi Kryeziu, këshilltar i Veselit,  në burg të Nishit, jemi konë në katin e dytë, në dhomën 16. Një të burgosur boshnjak e ka nda bukën me Njazinë. Unë  kurrë nuk jam ngi bukë. Na ka dhanë vec sa me majtë shpirtin. Njazia e ka shpërndarë bukën, ky na e ka mshel derën. Ka zgjedh njerëzit e tij dhe e ka hongër krejt bukën  me ta”, ka thënë Kabashi.

Ndërsa Veselin thotë se nuk e njeh personalisht por shton se “Nëse në emër të SHIK’ut janë vra qita njerëz, atëherë Kadri Veseli duhet të jap përgjegjësi” /Express/

Asnjë koment

Comments are closed.