30-07-2021

Shkarkohet rektori i UPZ-së, Ismet Temaj

Përmes faqes zyrtare të Universitetit Publik ”Ukshin Hoti” në Prizren, bëhet e ditur se Këshilli Drejtues ka shkarkuar nga detyra rektorin, Ismet Temaj, raporton “Gazeta e Prizrenit” .

“Në mbledhjen e mbajtur më 6.7.2021, Këshillit Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me votim të fshehtë, me 5 vota pro, një kundër dhe një abstenim, shkarkoi nga detyra Rektorin e Universitetit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj”, thuhet në njoftim,

Derisa ende nuk janë publikuar arsyet, Temaj ka thënë për “GazetaePrizrenit.net” se nuk ka qenë në mbledhje, por ka marrë informacione për shkarkimin e tij.

Temaj ka qenë në gjysmë të mandatit të tij katërvjeçar në krye të UPZ-së. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.