20-04-2024

Shkelen me veturë dy këmbësore në Prizren

Dy këmbësorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë aksidentuar nga një veturë në Prizren.

Kjo ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së sontme, në lagjen Dardania, tek semaforët, pranë ish-kampit të KFOR-it gjerman.

Shkelen me veturë dy këmbësore në Prizren

Sipas një kalimtarit të rastit, një veturë e tipit Golf IV, ka shkaktuar aksident dhe si pasojë, kanë pësuar lëndime trupore dy këmbësorë të gjinisë femërore.

Me rastin po merret Policia./tvprizreni.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.