Shkelma dhe grushte, politikani dhe gazetari kthejnë studion në arenë boksi (Video)
i që nisi si një debat i nxehtë politik midis një politikani pakistanez dhe një gazetari, eskaloi shumë shpejt në një përleshje të dhunshme gjatë një transmetimi televiziv të drejtpërdrejtë.
Masroor Ali Siyal, një udhëheqës i lartë i partisë qeverisëse Tehreek-e-Insaf (PTI), sulmoi gazetarin dhe presidentin e “Karachi Press Club”, Imtiaz Khan, duke u shfaqur në “News Line me Aftab Mugheri” të hënën.
Para grushtave dhe shkelmave, Siyal u dëgjua ta paralajmëronte Khanin për tonin e tij agresiv.
Masroor Ali Siyal më pas u ul përsëri për të vazhduar diskutimin, ndërsa Khan u largua nga studio për disa minuta para se të kthehej në panel – duke lëshuar një paralajmërim të rreptë tek drejtuesi i PTI.
Video e përleshjes shumë shpejt u bë virale. /GazetaExpress