19-04-2024

Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”, kërkon poezi për Skënderbeun

Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”  dhe Këshilli organizativ i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit”, që mbahet për çdo vit në Zym të Hasit, ka shpallur konkurs letrar për poezi që do të lexohen në edicionin e sivjetmë të “Takimet e Gjeçovit”.

Meqenëse manifestimi i sivjetmë shënohet në kuadër të Vitit të Skënderbeut,  Shoqata “Shtjefën Gjeçovi dhe Këshilli organizativ i manifestimit, kërkojnë që edhe poezitë konkurruese t’i kushtohen kësaj heroit.

Në manifestim do të lexohen 10 poezi, por do të përzgjidhen më shumë për t’u botuar në një përmbledhje të veçantë për kushtimore.

Poezitë duhet të dërgohen në e-mail adresën takimetegjecovit@gmail.com, deri më 30 shtator 2018.

Edicioni i sivjetmë i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “Takimet e Gjeçovit” mbahet në Zym të Hasit, më 12 e 13 tetor 2018./kallxo.com

Asnjë koment

Comments are closed.