Short i vështirë për Ballkanin, ja cilat skudara i sfidon
Pas shortit në Europa League, është tërhequr shorti edhe për Ligën e Konferencës.
Kampioni i Kosovës, Ballkani skuadra e vetme shqiptarë që do të vazhdojë rrugëtimin në Evropë, është shortuar në Grupin C.
Skuadra e Ilir Dajës nuk ka qenë me fat pasi do të ndeshet me skuadra të njohura evropiane si Dinamo Zagreb, Viktoria Plzen dhe Astana.
Pikërisht Astana e eliminoi Partizanin e Tiranës në play-offin e Ligës së Konferencës, derisa Viktoria Plzen e kishte eliminuar Dritën në raundin e dytë kualifikues, percjell rtk.
Grupi C
Dinamo Zagreb
Viktoria Plzen
Astana
Ballkani