Shorti U-21 për Europian, derbi Shqipëri-Kosovë

Është hedhur sot shorti i Eliminatoreve për kampionatin Europian U-21 dhe Shqipëria do të jetë në grupin e 3 së bashku me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Kosovën dhe Andorrën.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë i Eliminatoreve ku ekipi Kombëtar U-21 i drejtuar nga Alban Bushi do të fillojë ndeshjet eliminatore në 23 Mars 2019 kundër Turqisë në shtëpi dhe i përfundon në 13 Tetor 2020 në ndeshjen me Anglinë në transfertë.

23 Mars 2019     Shqipëri-Turqi

26 Mars 2019     Andorra-Shqipëri

7 Qershor 2019  Turqi-Shqipëri

9 Shtator 2019   Shqipëri-Austri

15 Tetor 2019     Shqipëri-Kosovë

15 Nëntor 2019  Shqipëri-Angli

27 Mars 2020    Kosovë- Shqipëri

4 Shtator 2020  Austri-Shqipëri

8 Shtator 2020  Shqipëri-Andorra

13 Tetor 2020    Angli-Shqipëri./360grade.al