23-11-2024

Shpallen 11 përfituesit e granteve për ndërmarrësi në Prizren

Drejtoria  e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal-Jug, ka shpallur përfituesit nga skema e granteve “Përkrahje e zhvillimit të ndërmarrësisë në Komunën e Prizrenit”.

Komuna e Prizrenit me lansimin e skemës së granteve për përkrahjen e zhvillimit të ndërmarrësisë do të ndihmojë në plotësimin e nevojave të të bërit biznes.

Kjo skemë e granteve do të mundësojë që projektet cilësore biznesore të implementohen dhe të zhvillohen më tej, duke krijuar kështu vende të reja të punës. Ato do të gjenerohen nga themelimi i ndërmarrjeve të reja, që veprojnë në sektorët me potencial më të madh për zhvillim.

Në njoftimin e komunës, thuhet se prej 27 aplikimeve të pranuara, nga ky grant do të përfitojnë 11 aplikime, derisa 10 prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet dhe 6 të tjera nuk e kanë kaluar vlerësimin final.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.