24-07-2021

Shpenzime të paarsyetuara nga kredit kartela e kryetarit të Mamushës

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se nga kredit kartela e kryetarit të Komunës së Mamushës gjatë vitit 2017 kanë mbetur mbi 1 mijë euro shpenzime të paarsyetuara.

Krahas mosarsyetimit të avanceve, Auditori ka konstatuar edhe kodifikim të gabuar të shpenzimeve të komunës së vetme me shumicë turke në Kosovë, sikurse edhe lëshime në kategori të tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

të dhënave të thesarit, shpenzimet nga kredit kartela për kryetarin e Komunës për vitin 2017 ishin 3.652 euro. Kryetari ka arsyetuar shpenzimet në vlerë 2.614 euro, mirëpo pjesa tjetër prej 1.038 eurosh kanë mbetur shpenzime të paarsyetuara”, thuhet në Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të vitit 2017 të Komunës së Mamushës. Në pjesën më të madhe të vitit 2017 kryetar i Komunës së Mamushës ka qenë Arif Bytyq i KTAP-së, derisa kryetari aktual, Abdylhadi Krasniq, është betuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Auditori në tri raste të testuara në vlerë prej 2,418 euro ka gjetur se janë paguar avance për udhëtime zyrtare ani pse në dosjen e pagesës kanë munguar ftesat dhe agjendat për këto udhëtime.

Asnjë koment

Comments are closed.