27-07-2024

Ramos e Kaka mes 5 yjeve botërore, që festuan me shqiponjë (foto)

Festa e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit me shqiponjën me duar, e ka aktualizuar këtë lloj feste, sidomos pasi për këtë u acaruan serbët.

Në ndeshjen Zvicër-Serbi u panë dy shqiponja të tilla, që i sollën kapitullimin Serbisë, mirëpo dy lojtarët  shqiptarë nuk janë të vetmit që festuan me simbolin e shqiptarëve.

Ka shumë yje që kanë zgjedhur si mënyrë feste simbolin që gjendet në flamurin kombëtar të shqiptarëve.

Duke nisur nga ylli i Real Madrid, Sergio Ramos, tek brazilianët Hulk dhe Kaka, festa me duart e lidhura si shqiponjë po lë mbresa./gazetametro/

Këtu shihet ylli i Real Madridit, Sergio Ramos

Këtu shihet dikur ylli i Real Madridit dhe Brazilit, Kaka

Këtu shihet me shqiponjë ylli brazilin, Hulk

Me shqiponjë edhe Alex Witsel

Mbrojtësi i Bayern, David Alaba

Asnjë koment

Comments are closed.