01-05-2024

Kancelarja Merkel duke bërë shqiponjën, aktori i njohur: Ja kështu e bënë!

Ndeshja e së premtës mes Zvicrës dhe Serbisë vazhdon të jetë shumë e komentuar prej asaj dite.

Kjo për shkak se fitoren e Zvicrës e siguruan golat e dy shqiptarëve, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri, shkruan lajmi.net.

Madje, reagimet janë shtuar për shkak të akuzave të serbëve që simboli i shqiponjës, të cilin Xhaka dhe Shaqiri e bënë pas shënimit të golave ishte politik.

Në llogarinë e tij në Instagram, aktori Blerim Destani ka postuar një fotografi të kancelares gjermane, Angela Merkel e cila shihet duke bërë të njëjtin simbol.

Asnjë koment

Comments are closed.