25-04-2024

Shpërfilli masën e arrestit shtëpiak, dërgohet në paraburgim prizrenasi

Gjykata i kishte shqiptuar një masë më të butë, dhe në vend të paraburgimit ia kishte caktuar një masë të arrestit shtëpiak, por as këtë nuk e respektoi një prizrenas, shkruan  “GazetaePrizrenit.net”.

Policia ka raportuar se për këtë i dyshuari (K/Shqiptar),  me  vendim të   Gjyqtarit  të  Procedurës Paraprake, dje pasdite është dërguar në  qendrën e paraburgimit në  Prizren.

Në raportin policor nuk jepet as identiteti e as vepra që kishte kryer i dyshuari.

Asnjë koment

Comments are closed.