27-07-2024

Shpërthen Cristiano Ronaldo, ja sa gola i shënoi për 20 minuta

Skuadra e Al Nassr triumfoi me rezultatin 5-1 ndaj Al Tae në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.

Tri gola në këtë ndeshje për Al Nassr, i shënoi sulmuesi i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez i shënoi tri golat për 20 minuta, duke rrëmbyer kështu skenën.

Me këtë tripletë, Ronaldo shkoi në kuotën e 26 golave në këtë ligë, teksa regjistruar edhe 9 asiste.

CR7 kryeson listën e golashënuesve me një diferencën +4 gola larg nga Mitroviç.

Asnjë koment

Comments are closed.