18-05-2024

Shqipëria barazon me Jordaninë

Pavarësisht rasteve të shumta është mbyllur në 0-0 miqësorja mes Shqipërisë dhe Jordanisë

Ndeshja e luajtur në Elbasan ishte miqësore para ndeshjes garuese me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet në fundjavë.

Në pjesë ne parë pati disa tentativa drejt kuadratit të portës së Jordanisë, ndërsa në dy raste, një herë më Gavazajn dhe më pas me Grezdën, kuqezinjtë pretenduan edhe 11-metërsha, por nuk mendoi kështu arbitri kryesor i takimit.

45-minutëshi i parë ishte mjaft i mirë për kuqezinjtë, ndërsa dëmtimi i mbrojtësit Enea Mihaj që në minutat e para të sfidës, ishte ndoshta ndodhia më e keqe për Shqipërinë.

Në pjesën e dytë Panucci propozoi 3 ndërrime, duke hedhur në fushë Bekim Balajn, Emanuele Ndojin dhe sulmuesin beratas që debutoi me kuqezinjtë, Myrto Uzunin.

Edhe në këtë 45-minutësh, Shqipëria e Panuccit krijoi shumë dhe iu afrua disa herë golit, por pa mundur të dërgojë topin në rrjetë dhe të gëzojë ata pak tifozë në shkallët e “Elbasan Arenës”.

Rasti më i mirë ishte ai i Uzunit, që arriti të gjejë shtyllën e portës së Jordanisë, ndërsa këta të fundit thuajse nuk e kërcënuan aspak kuadratin e mbrojtur nga Etrit Berisha.

Shqipëria garon në Ligën C, dhe pos me Izraelin është në grup edhe me Skocinë./rtklive

Asnjë koment

Comments are closed.