22-11-2024

Shqiptari i Amerikës i përgjigjet Kurtit: Mos na u përziej se kë e votojmë

Uk Lushi ka reaguar pasi i pari i VV-së nëpërmjet një videoje kërkoi nga shqiptarët që jetojnë në SHBA që të votojnë për kandidatin demokrat për president, Joe Biden.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Uk Lushi thotë se shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara janë mjaft të dijshëm për të vlerësuar se për kë të hedhin votën në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Lexo Edhe:

“Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojmë”, shkruan Lushi në Facebook.

Shkrimi i plotë i Lushit në Facebook:

Njerëzit që nuk janë shtetas amerikanë nuk duhet të përzihen apo tentojnë të influencojnë votuesit amerikanë për kënd të votojnë në Amerikë. Kjo vlen sidomos për politikanët shqiptarë në Ballkan.

Relacioni Amerikë-shqiptarë nuk është tavolinë bixhozi ku vendosen baste që panevojshëm mund t’u kushtojnë shqiptarëve kudo.

Shtetasit amerikanë me përkatësi apo prejardhje shqiptare janë njerëz të dijshëm dhe do të votojmë sipas vullnetit të lirë. Afër 1 milionë shqiptarë të Amerikës nuk kanë nevojë për mësuesë apo tutorë si të votojmë.

Mjaft me thirrje dhe sjellje politike, demokratike dhe legale të rrezikshme!/GE

Asnjë koment

Comments are closed.