27-04-2024

Shqiptari lirohet nga burgu, por rikthehet përsëri me vetdëshirë

Viti 2020 po del të jetë viti i çudirave dhe gjërave të pazakonta.

Një ngjarje e rrallë dhe e pazakontë ka ndodhur në Itali, në qytetin e Lecces, transmeton Indeksonline.

45 vjeçari me origjinë nga Shqipëria, Ermal Cenaj, me vendim të Gjykatës, u lirua nga burgu, për të vazhduar me arrest shtëpiak tek një shok i tij.

Mirëpo, Cenaj befasisht ka kërkuar që të rikthehet përsëri në burg, raporton “Brindisireport”

Kjo pasi shoku që kishte për ta strehuar atë, ishte zhduku dhe shqiptari nuk kishte ku të qëndronte, prandaj kishte kërkuar që pjesën tjetër të dënimit ta vazhdoj në burg./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.