20-04-2024

Shqiptohen mbi 1.500 tiketa trafiku

Në raportin 24 orësh, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndër të tjerash ka njoftuar se janë shqiptuar 1509 tiketa trafiku gjatë ditës së djeshme.

Në statistikat e përgjithshme janë regjistruar 20 aksidente trafiku me të lënduar dhe 23 aksidente trafiku me dëme materiale.

20 persona kanë përfunduar në praga gjatë ditës së djeshme, teksa 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.