27-04-2024

Kryetari i Kuvendit, Konjufca sot e takon Thaçin dhe Veselin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot do të vazhdojë takimet në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai do të takojë ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit, gjatës së shtunës ka takuar ish-deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimin, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqin si dhe Pjetër Shalën.

Po ashtu Glauk Konjufca, është takuar edhe me ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët janë dënuar nga Gjykata e Hagës me 4 vjet e gjysmë burgim./GS

Asnjë koment

Comments are closed.