19-04-2024

Shteg për atletikë afër Korishës

Një shteg për atletikë ka filluar së ndërtuari në stadiumin ndihmës në lokacionin ‘Boka” afër Korishës së Prizrenit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në një kumtesë të komunës së Prizrenit, pasi njoftohet për fillimin e punimeve fillestare, thuhet se shtegu me tribuna do të ketë 6 korsi, gjë që do të mundësojë zhvillimin e garave të kampionatit të Kosovës.

“Me krijimin e infrastrukturës për “mbretëreshën e sporteve” siç e quajnë ndryshe këtë disiplinë sportive, shpresojmë që Prizreni sërish të ketë kampionë të atletikës si në të kaluarën”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.