Shtetasi i Kroacisë sulmon një person në Suharekë

Një shtetas i Kroacisë ka sulmuar një person në qytetin e Suharekës. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në ora 19:10, derisa viktima është mashkull kosovar.

I dyshuari është intervistuar nga organet gjegjëse dhe me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kroat ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë policor.