24-11-2024

Shtetasja kroate Jovana konvertohet në Islam në Prizren

Një shtetase kroate, Jovana është konvertuar në Islam në qytetin e Prizrenit. Ajo tashmë do ta ketë emrin Amella.

Lajmin e ka publikuar kryetari i Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha. Ai ka thënë për portalin “GazetaePrizrenit.net” se Jovana ka jetuar në Serbi, por që me siguri tash do të jetojë në Prizren.

Gazeta ka kuptuar se burri i saj i përkatësisë rome është nga Prizreni.

Në një postim të bërë në profilin e tij zyrtar në “facebook”, Berisha ka shkruar:

“Sot, pas namazit te xhumasë, në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, në prezencë të Kryetarit të BI-së në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, pranoi Islamin shtetasja Kroate, Jovana, e cila pas kalimit ne Islam, emrin e ndrroi në Amella!
Falënderojmë bashkëshortin e saj, Sulltan Qylhanxhiun, që ka zgjedhë Bashkësinë Islame për ta shënuar këtë moment të jetës së tij!”, ka shkruar ai. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e KBI Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.