26-04-2024

Paraburgim personit që e drogoi të miturën në Prizren, duke e shtyrë në vetëvrasje

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1)muaji ndaj të pandehurit me iniciale R.Ç. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, intoksinimi i personit tjetër me narkotikë ose substanca psikotrope si dhe dhe blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 16.01.2019 brenda periudhës kohore prej orës 17.00 e deri në ora 18.00, i pandehuri në shtëpinë e tij ku banon, ka shtyrë personin e pambrojtur të kryej akt që degradon integritetin seksual të saj, pa pëlqimin e saj.

“Kjo është bërë derisa ai po qëndronte në dhomën e shtëpisë familjare të tij në Prizren. I pandehuri me dashje shkakton dehjen e të miturës me iniciale E.C.me substanca narkotike të llojit  “GHK”  dhe me këtë e detyronqë të kryej akte degraduese për integritetin e saj seksual, ku më vonë e njëjta ka humbur ndjenjat, dhe gjendet pa vetëdije në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, nën kujdes intensiv”, thuhet në kumtesën e Gjykatës në Prizren. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.