26-04-2024

Një 23-vjeçar arrestohet për drogë në Prizren

Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN) e Policisë se Kosovës,në Prizren, më 18 janar 2019 ka realizuar një plan operativ, duke bërë kontrollimin e një lokacioni në rajonin e Prizrenit, me ç’rast janë konfiskuar municion dhe drogë.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast është:

V. K. lindur me 1995 /sh/k

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve’, Neni 273.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë konfiskuar:

• 1 (një) qese substancë e dyshuar e llojit kokainë, me peshë 25.9 gramë

• 4 (katër) qese substancë të dyshuar të llojit marihuanë, me peshë 116.7 gramë

• 1 (një) pistoletë me 6 fishekë

• 6 (fishekë) të armës së gjuetisë

• 5 (pesë) fishekë të pistoletës

• 1 (një) kasafortë metali me kartëmonedha në vlerë (tetëqind e katërdhjetë) 840 euro

• 1 (një) telefon

• 2 (dy) peshore digjitale për matje të substancave të imëta

• 1 (një) makinë për bluarje të marihuanës.

I dyshuari i arrestuar pas konsultimit me prokurorin kujdestar dhe pas intervistimit ka kaluar në procedurë të rregullt.

 

Asnjë koment

Comments are closed.