24-11-2024

Shtresimi i asfaltit në rrugën “Flamuri” në fazën përfundimtare

Intervenimi për shtrimin e asfaltit në rrugën “Flamuri”, që gjendet në lagjen Bazhdarhane dhe lidhet me transitin e ri, tek rreth për në Petrovë janë në fazën përfundimtare, ndërsa zyrtarët komunal kanë inspektuar ecurinë e punimeve.

 

Kryetari Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Levent Kasemi, ka parë nga afër zhvillimin e punimeve në rrugën “Ahmet Prishtina” dhe “Flamuri”.

 

“Punimet në rrjetin e kanalizimit në këtë rrugë kanë përfunduar dhe tashmë ka filluar faza përfundimtare e intervenimeve me shtruarje të asfaltit”, ka shkruar ai në faqen zyrtare të tij në facebook.

 

Ai ka thënë se përmirësimi i gjendjes në këtë rrugë ka qenë prioritet, sidomos duke pasur parasysh qarkullimin e madh dhe qasjen në disa shkolla.

 

“Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke punuar vazhdimisht me intensitet të lartë, për ta rregulluar infrastrukturën rrugore në secilin cep të komunës”, ka thënë ai.

Asnjë koment

Comments are closed.