19-04-2024

Në Shkarashnik të Malishevës do të shtrohen rrugët nëpër lagje

Në fshatin Shkarashnik, sot  ka filluar hapja dhe rregullimi i rrugëve brenda fshatit. Për këtë qëllim sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi dhe zyrtarët përgjegjës komunalë për realizimin e këtij investimi, e kanë vizituar këtë fshat për të parë nga afër fillimin e punimeve, si dhe janë takuar me banorët.

“Ne si komunë jemi duke punuar në kompletimin e infrastrukturës në përgjithësi, ku rregullimi i rrugëve hynë në mesin e prioriteteve, edhe pse sot ne flasim vetëm për rrugët e lagjeve, brenda fshatrave, pasi rrugët kryesore janë të përfunduara. Edhe këtu në Shkarashnik, sikur edhe në fshatrat tjerë, ne jemi duke i realizuar kërkesat e juaja për rregullimin e rrugëve dhe besoj që shumë shpejt, në tërë komunën tonë, rrugët do të jenë në tërësi të përfunduara”, tha nënkryetari Berisha, gjatë takimit me banorët.

Ndërsa drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, ka thënë se “në Shkarashnik do të rregullohen 1.650 metra rrugë, brenda fshatit, përkatësisht në lagjet e fshatit, ku do të bëhet hapja dhe zgjerimi i rrugëve, baza dhe asfaltimi i tyre dhe të gjitha këto mundësohen nga buxheti i komunës”.

Nga ana tjetër banorët e kanë falënderuar Komunën e Malishevës, për këtë investim, pasi kjo ka qenë e nevojshme për të gjithë banorët, sepse sot, pothuajse çdo familje ka veturë dhe rregullimi i rrugëve, ju lehtëson qarkullimin e tyre të përditshëm.

 

Asnjë koment

Comments are closed.