25-04-2024

Shtyhet gjykimi ndaj ish-kryetarit Muja

Në Gjykatën Themelore në Gjilan, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në të cilën për akuza për korrupsion janë duke u ngarkuar ish-kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe katër ish-zyrtarë të tjerë të kësaj komune.

Gjykatësi Agim Ademi, ka deklaruar për “Betimi për Drejtësi” se njëra nga arsyet e dështimit të paraparë për këtë të premte është greva e personalit administrativ.

Ramadan Muja, Sadik Paqarizi, Avni Ademaj, Abdullah Tejeci dhe Minir Krasniqi akuzohen nga prokuroria se kanë keqpërdorur pronat komunale të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Në seancën e kësaj jave, të 2 korrikut 2018, pasi u lexuan mbi 100 prova të administruara në shqyrtimin e mëparshëm gjyqësor të përfunduar në marsin e vitit 2014, palët propozuan disa prova të reja.

Në atë seancë ishte paraparë që në këtë proces të rigjykimit të merren disa aktgjykime të Gjykatës Themelore në Prizren lidhur me konteste civile për pronat për të cilat Muja dhe të tjerët akuzohen se kanë i kanë keqpërdorur, por të njëjtat aktgjykime, siç tha gjykatësi Ademi, nuk kanë arritur në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe pa u siguruar të njëjtat nuk mund të vazhdohet me këtë shqyrtim.

Atë ditë prokurorja e Prokurorisë Speciale Fikrije Fejzullahu, fillimisht i propozoi gjykatës që të merret si provë një aktgjykim i Gjykatës Themelore në Prizren, i 6 korrikut 2017, në të cilin i është aprovuar pjesërisht kërkesëpadia e paditëses Ekonomia Pyjore, në gjykimin në të cilin palë e paditur ishte Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Prokurorja e bëri këtë propozim me arsyetimin se ka të bëj me ngastra kadastrale që janë objekt i akuzës së këtij procesi gjyqësor.

Edhe pse ky propozim i prokurores u kundërshtua nga mbrojtësi i Ramadan Mujës, avokati Ruzhdi Berisha, me arsyetimin se ky aktgjykim nuk është i formës së prerë, gjykata e aprovoi propozimin e prokurores.

Një provë tjetër e propozuar që u aprovua nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Agim Ademi ishte ajo e mbrojtësit të Mujës, avokatit Ruzhdi Beqiri, që si provë të merret aktgjykimi i  Gjykatës Themelore të Prizrenit C.nr.790/06, të 19 shkurtit 2015, me të cilin është vendosur lidhur çështjen kontestuese lidhur me ngastrat kadastrale të cilat janë dhënë në shfrytëzim kompanive të huaja nga Komuna e Prizrenit për përsëritjen e procedurës, dhe sipas avokatit kjo lëndë tashmë është në Gjykatën e Apelit.

Gjykata po ashtu ka aprovuar propozimin e mbrojtësit te të akuzuarit Minir Krasniqi, avokatit Pjetër Përgjokaj që trupi gjykues aktual të bëj shiqimin e drejtpërdrejtë në lëndët e procedurës civile që pretendohet se kanë mbetur të pambaruara apo kanë pasur pengesa në Gjykatën Themelore në Prizrenit, në mungesë të eksperteve.

Prokuroria Speciale Republikës së Kosovës (PSRK) në shkurt 2013, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ish-drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Sadik Paqarizit dhe ish-drejtorit

Gjykata e Apelit kishte anuluar një vendim të tillë dhe kishte kthyer rastin në rigjykim, por me ankesë të prokurorisë rasti ka shkuar në Gjykatë Supreme, ku më pas Supremja kishte vendosur që lëndën sërish ta shqyrtojë Apeli.

Apeli sërish në korrik 2017, ka vendosur që lënda të kthehet në shkallë të parë për rishqyrtim dhe rivendosje, por Gjykata e Themelore në Prizren ka kërkuar që të përjashtohet nga ky rast.

 

Asnjë koment

Comments are closed.