Shtylla e vjetër e rrymës mbyt punëtorin në Malishevë
Një tjetër punëtor ka vdekur në vendin e tij të punës. Në Banjë të Malishevës, të hënën në mesditë një punëtor është goditur nga një shtyllë e vjetër që doli të jetë fatale për të.
Sipas komandantit të stacionit policor në Malishevë, Hazir Berisha, bëhet fjalë për një punëtor të një kompanie që merrej me montimin e shtyllave të reja të betonit për rrymë elektrike.
Viktima ishte duke monitoruar zëvendësimin e shtyllave të vjetra me të reja.
Berisha për Koha.net ka thënë se pas një problemi të heqjes së një shtylle të vjetër, ajo është këputur dhe e ka goditur në kokë punëtorin.
Ai ka thënë se bëhet fjalë për një punëtor rreth 50-vjeçar.