Shtypi “masakron” Gjermaninë
Eliminimi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme nga Botërori i Gjermanisë ka sjellë reagimin e fortë dhe të ashpër të mediave në vend.
Ndërsa suplementi ‘Fussball Bild’ e zbraz të gjithë zemërimin te Joachim Loew për eliminimin historik nga Kupa e Botës – “Mattthaus të ndreqë llogaritë”.
Revista ‘Kicker’ publikon foton me imazhin e trofeut të Botërorit në tokë që shoqëron artikullin me titullin ‘Eliminimi historik’.
Ndërsa ‘Die Welt’ shkruan: Mbaroi. Jashtë Botërorit pa duartrokitje.
Akoma më shkurt i bie ‘Berliner Morgenpost’ që publikon artikullin me titullin; ‘Gjermania Knocked Out’
Në Mynih, ‘Sudddeutsche Zeitung’ shkon deri aty sa në artikullin e saj flet për një skuadër kampione të botës që bëhet qesharake, ndërsa për TZ, eliminimi i Gjermanisë është një makth botëror./top-channel/