23-11-2024

Shuhet ‘ëndrra’ e Llapit, Ballkani mbetet lider i Superligës

Përfundoi pa fitues derbi i javës së 22-të të Superligës së Kosovës, mes Llapit dhe Prishtinës, e zhvilluar në stadiumin ”Zahir Pajaziti”, me rezultat 0-0, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Të dyja skuadrat kërkuan fitoren, por përfundoi pa gola. Llapi kështu ka humbur mundësinë e artë për të qenë lider i tabelës.

Llapi ndodhet në vendin e dytë, me 44 pikë, apo një më pak se Ballkani. Prishtina renditet në vendin e 5 me 31 pikë. Pas fitores se sotme, ndaj Dukagjinit, me rezultat 2-0, Drita me ka hyrë në garë për titull, duke u renditur në vendin e tretë me 43 pikë, dy më pak se Ballkani. / Gazeta e Prizrenit 

Lexo edhe:

Nis vendosja e ‘Urës së re metalike’ mbi lumin Drin afër Kukësit, në Rrugën e Kombit (Foto)

 

Asnjë koment

Comments are closed.