25-04-2024

Shujtat e mësimdhënësve/ Këto janë komunat që i kanë kryer obligimet

Mësimdhënësit kosovarë ende vazhdojnë të mos marrin pagesat për shujtat e që ju takojnë në bazë të kontratës kolektive të nënshkruar në mes të MASHT-it dhe SBASHK-ut më 2017.

Mirëpo ndonëse ngadalë, ky proces ka filluar në disa komuna të Kosovës të zbatohet.

Derisa komuna e Skenderajt është e vetmja që ka kryer këtë obligim ndaj mësimdhënësve të kësaj komune pa pasur nevojë për procese gjyqësore, janë disa komuna të tjera e të cilat të paditura nga mësimdhënësit tashmë kanë filluar ta kryejnë këtë obligim.

Bëhet fjalë për komunën e Klinës, Hanit të Elezit, Kaçanikut e Vushtrrisë që përmes gjykatës me përmbarues mësimdhënësit po realizojnë këtë të drejtë të tyre.

Këtë për IndeksOnline e ka bërë të ditur Ymer Ymeri, menaxher Financiar në SBASHK.

“Një pjesë e komunave e kanë realizuar këtë, Klina e ka realizuar, Peja e ka realizuar, janë duke e realizuar shumica e komunave përmes gjykatave. Mësimdhënësit nga Kaçaniku, Hani i Elezit, Vushtrria, i kanë marrë përmes gjykatës me përmbarues. Të gjitha mësimdhënësit nga të gjitha komunat janë në proces, por vazhdojnë gjykatat të merren me këto lëndë”, tha Ymeri.

Ai ka treguar se edhe disa  mësimdhënës nga kryeqyteti kanë filluar të marrin paratë nga shujta që iu takon në bazë të kontratës kolektive.

“Ka mësimdhënës që i kanë marrë, komunat po e realizojnë përmes gjykatës, ka raste në Prishtinë, që e kanë marrë për vitin 2017, 18,19 dhe janë duke u realizuar përmes gjykatave”, nënvizoj ai.

Ndrysh vlera monetare që përfshinë pagesa e shujtës për një mësimdhënës është 2 euro për një ditë./IndeksOnline/

Asnjë koment

Comments are closed.