Shumat që marrin skuadrat pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve
UEFA Champions League është rikthyer. Skuadrat më të mëdha evropiane do të konkurrojnë për çmimin më të madh në futboll. Ka shumë pikëpyetje në prag të nisjes së garës, por ajo pyetje e cila e ka një përgjigje është sasia e parave që do të shpërndahen.
Janë 2 miliardë euro në dispozicion të klubeve. 32 ekipet e kualifikuara në fazën e grupeve do të marrin 15.25 milionë euro secili. Për çdo fitore skuadrat do të fitojnë 2.7 milionë euro, ndërsa 900,000 euro do të jepen për barazimin.
Ekipet që do të kualifikohen në fazën e nokautit do të fitojnë 9.5 milionë euro shtesë. Tetë skuadrat që do të kalojnë në çerekfinale do të marrin edhe nga 10.5 milionë euro.
Gjysmëfinalistët do të shpërblehen me 12 milionë euro ndërsa finalistet do të fitojnë nga 15 milionë euro. Kampionët e edicionit 2019/20 do të fitojnë 4 milionë euro të tjera.
Dy skuadrat që do të kualifikohen për Superkupën Evropiane do të fitojnë 3.5 milionë euro, ndërsa fituesi do të marrë 1 milion euro të tjera./Insport