Si do të konkurrojë Prizreni për në UNESCO?
Zyrtarët lokal thanë se Prizreni ka finalizuar hartën turistike, që nuk ka ekzistuar e në të cilën përfshihen pikat më të rëndësishme, që duhet vizituar.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, në një emision në “Klan Kosova” tha se po punohet edhe rreth përfundimi të kalendarit për ngjarjet kulturo të cilat mbahen në këtë qytet dhe komunë. Kjo do të jetë on-line në faqen e komunës.
Haskuka, tha se po shikohen edhe mundësitë e konkurrimit në UNESCO. “Kjo nuk mund të bëhet si qytet, për shkak të degradimeve të shumta, por po shikohet mundësia e futjes së disa objekteve, në listën e UNESCO-se, si Lidhja Shqiptare e Prizreni, Xhamia e Sinan Pashësh, pastaj Kishat që ndodhen këtu, etj. Kjo mund t’i rrit njohuritë për Prizrenit”, ka thënë ai.
Kreu prizrenas, tha se një nga potencialet e pashfrytëzuar të Prizrenit është turizmi malor, pasi kjo anë ka disa pjesë të bukura, si Lugina e Lumbardhit (ish Zupa), Hasi, Nasheci, etj. /gazetaeprizrenit.net/