05-10-2024

Si do të përcaktohet buxheti i Gjykatës Themelore të Prizrenit?

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit (GJTH), Ymer Hoxha, priti në një takim, ekspertët e buxhetit  nga projekti JSSP-së James D.Gingerich (drejtor ), John Ferry, zyrtaret e KGJK-së  (përfaqësues të Buxhetit, të Financave dhe të Burimeve Njerëzore), më të cilët janë diskutuar Udhëzimet për zhvillimet buxhetore 2019.

 

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vënë në funksion përdorimin e buxhetit strategjik dhe të bazuar në përformancë  përgjatë zhvillimit dhe parashtrimit të kërkesave buxhetore për secilën gjykatë në përgatitjen e kërkesave buxhetore për vitin 2018. Gjykatat janë udhëzuar që t’i bazojnë kërkesat e tyre buxhetore në prioritet strategjik për reduktimin e vonesave dhe avancimin e transparencës së procedurave gjyqësore si dhe rritjen e besimit të publikut.

 

Në komunikatën për shtyp të (GJTH), ndër tjera thuhet se procesi i zhvillimit të buxhetit këtë vit sërish do të mbështetet në prioritete strategjike të përcaktuara nga KGJK-ja, njëkohësisht do t’u mundësoi gjykatave identifikimin e prioriteteve strategjike që janë unike për situatën e tyre. Gjykata do t’i identifikojë caqet e përformancës sipas atyre prioriteteve.

 

Zyrat e KGJK-së për Buxhet dhe Burime njerëzore në bashkëpunim me projektin JSSP të USAID-it do t’u sigurojnë gjykatave ndihmë teknike të drejtpërdrejt në zhvillimin e kërkesave tyre buxhetore.

 

Asnjë koment

Comments are closed.