25-04-2024

Kush po kërkon zbardhjen e vrasjes së Komandant “Drinit”

Me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së Ekrem Rexhës-komandant Drini, sot janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Landovicë të Prizrenit. Për të nderuar jetën e Ekrem Rexhës- komandant Drini, në varrezat ku prehen të qetë të rënët për Lirinë e Kosovës, përveç familjarëve të tij ishin të pranishëm edhe bashkëluftëtarë të shumtë, qytetarë , zyrtarë të institucionëve të ndryshme dhe, deputetët, Zafir Berisha, Arbër Rexhaj e Drita Millaku, si dhe një delegacion i LVV-së, që kryesohej nga lideri i saj, Albin Kurti.

Nënkryetari i komunës së Prizrenit, Eshref Memaj, tha se veprat e komandant Drinit gjatë luftës së UÇK-së dhe angazhimet e tij në Kosovën e pasluftës, janë shembull i një figure të lartë që ka buruar nga populli ynë u shumë përvuajtur, dhe apeloi tek organet kompente që të zbardhin rastin e vrasjes së tij, dhe kriminelët të vihen para drejtësisë.

Zbulimin e vrasësve të bashkëluftëtarit të vetë dhe mes lotëve, në emër të degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e kërkoi edhe sekretari i kësaj organizate, Isa Berisha, i cili tha se veprimtaria jetësore dhe në shërbim të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës, Ekrem Rexhën e bëjnë një ndër figurat më të rëndësishme të luftës çlirimtare jo vetëm në zonën e Prizrenit.

Pas homazheve, shumica e pjesëmarrësve në këtë ngjarje përkujtimore, kanë bërë edhe një vizitë në familjen e Ekrem Rexhës. Ndryshe, komandant Drini, është vrarë para shtëpisë së tij në lagjen “Bazhdarhane” në rrethana misterioze, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit janë liruar./tvprizreni/

 

Asnjë koment

Comments are closed.