25-11-2024

Si ndodhi zjarri në shkollën “Xhevat Berisha” në lagjen e Trimave?

Drejtuesit e shkollës fillore “Xhevat Berisha” në lagjen Tusuz, në të cilën mbrëmë në orët e vona pati një shpërthim zjarri, njoftoi se nuk ka dëme, ndërsa dyshohet se dikush kishte hyrë në objekt dhe ia kushteve vënë flakën disa punimeve në një klasë,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”

Drejtori i kësaj shkolle, Ilam Gashi, sqaroi se nuk ka ndodhur diçka serioze. Ai tha se dikush kishte  hyrë brenda në objekt përmes një dritareje dhe i ka ndezur tri-katër punime (vizatime)  të  nxënësve të vendosura në një klasë mësimi.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 21. Dikush nga fqinjët e shkollës pasi ka vërejtur flakën ka njoftuar policinë, e cila kishte intervenuar menjëherë, duke përdorur pompat kundër zjarrit.

Berisha tha se asgjë të djegur dhe dëmtuar nuk ka, përveç atyre punimeve të murit në një klasë, përcjell “GazetaePrizrenit.net”.

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.