18-04-2024

Sigurohen mbi 15 mijë nënshkrime për tërheqjen e parave nga Trusti

Organizatori Adnan Jashari ka bërë me dije se deri më tani janë siguruar mbi 15 mijë nënshkrime, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën për Projektligjin për Trustin.

Këtë e bëri të ditur vet ai, në një fotografi me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.

“Sot takova deputetin Bekim Haxhiu, i cili ishte zëri ynë në Kuvend për Projektligjin për Trustin.
Deputetin e njoftova se deri më tani, brenda 5 ditëve kemi arritur të sigurojmë mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën tonë për Projektligjin për Trustin”, thuhet në postim.

Ndryshe, mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet deri të marten./ GB

Lexo edhe:

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.