19-04-2024

Shet për 600 euro veturën e huaj në Rahovec, Policia vihet në kërkim të tij

Një rast jo fort i zakontë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Xërxë të komunës së Rahovecit, ku është denoncuar një rast i shpërdorimit të pasurisë së huaj nga një 31-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ai ka shitur një veturë me targa të Republikës së Shqipërisë te një biznes që merret me shitblerjen e veturave të përdorura. Pasi mori 600 euro për veturën që shiti, i dyshuari u largua në këmbë në drejtim të panjohur.

Nuk ka vonuar shumë që në hapësirat ku ndodhet biznesi, arritën njësitet policore të cilat bënë konfiskimin e automjetit  që rezultoi se është në pronësi të një shtetasi të Shqipërisë.

Lexo edhe :

Kritika rreth gjendjes në arsimin e Prizrenit

Në stacion policor për intervistim është shoqëruar edhe personi që bleu veturën, i cili ka deklaruar se vetura ishte në rregull me dokumentacion dhe i kishte besuar të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Asnjë koment

Comments are closed.