Sigurohet furnizimi me energji elektrike për festat e fundvitit
KEDS/KESCO njoftojnë të gjithë konsumatorët që është siguruar importi i nevojshëm për festën e ndërrimit të motmoteve. Sot konsumatorët janë duke u furnizuar pa kufizime të energjisë elektrike.
Për të evituar secilën të papritur në rrjetin elektrik, KEDS ka mobilizuar qindra punëtorë anekënd Kosovës në mënyrë që të intervenojnë në kohën më të shkurtër të mundshme. Fatkeqësisht, në disa vendbanime siç është Malisheva është e pamundur të vazhdohet me furnizim pa ndërprerje për shkak të kapaciteteve të kufizuara transmetive, që janë nën menaxhimin e KOSTT-it. Po ashtu sfidues mbetet edhe regjioni i Ferizajt, ku mund të shfaqen mbingarkesa për shkak të trendit të lartë të rritjes së konsumit.
KEDS në këto raste kërkon nga të gjithë konsumatorët që të kursejnë maksimalisht energjinë elektrike sidomos gjatë këtyre ditëve festive. Kjo do të evitonte mbingarkesat eventuale dhe do të minimizonte gjasat që të ndodhte ndonjë prishje. Së bashku është çdo gjë më e lehtë dhe mundësohet atmosferë shumë më e këndshme festive.
Gëzuar 2022!