25-11-2024

Sindikata kërkon që të gjithë pjesëtarët e policisë të marrin nga 100 euro shtesë në muaj

Zyrtarët policorë aktivë do të marrin 300 euro shtesë, nga 100 euro për tre muajt e kaluar, për angazhimin e shtuar në terren gjatë pandemisë.

Këtë lajm e ka mirëpritur Sindikata e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, nënkryetari i kësaj sindikate, Shaban Tasholli, ka thënë se 100 eurot shtesë për muaj nuk i marrin të gjithë pjesëtarët e policisë, por vetëm ata që janë në terren.

Prandaj, ata kanë kërkuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu që të përfshihen të gjithë policët.

“Ne i kemi bërë kërkesë kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme edhe më herët që kjo pako të jetë pa ndarje. Ne kemi ndarje, sepse nuk i marrin të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës nga 100 euro shtesë në muaj. I marrin vetëm ata policë që janë në terren, por edhe këtë e mirëpresim që është bërë një plotësim”.

“Ne sot i kemi shkruar kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme që të shqyrtohet kërkesa jonë që të plotësohen edhe policët e tjerë që nuk janë mbuluar me pakon emergjente. Ne jemi afër 10,000 pjesëtarë, bashkë me stafin civil. Ne kemi kërkuar që të shqyrtohet mundësia që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës t’i marrin nga 100 euro”.

Tasholli, në Klan Kosova, ka treguar nëse kjo sindikatë do të marrë masa nëse nuk miratohen kërkesat që ia kanë bërë qeverisë.

“Kryeministri [Avdullah Hoti] ka premtuar që pakoja do të jetë në vazhdimësi dhe ne e kemi pakon tani për tre muaj. Është plotësuar një kërkesë e jona që ishte 100 euro shtesë. E kemi edhe një premtim që nga muaji janar pjesëtarët e policisë do ta kenë shujtën”.

“Kemi marrë një letër kthyese nga kryeministri i cili na ka premtuar se do të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër. Ne kemi pasë katër kërkesa – orët shtesë dhe pakon. Orët shtesë në tërësi janë paguar, derisa tash ka mbetur edhe pako. Pako është paguar vetëm për policët e terrenit, por ne duam që të përfshihen të gjithë.

Asnjë koment

Comments are closed.