S’ka “Babë” në Superligë, Munishi e Ballkani tri humbje në tri ndeshjet e fundit
Ismet Munishi edhe pse e ka nofkën “Baba”, nuk po tregohet kështu këtë sezon.
Pas një starti fantastik këtë sezon, skuadra e Ballkanit pati një fund tragjik në përfundim të sezonit vjeshtor.
Në tri ndeshjet e fundit skuadra e Munishit ka pësuar tri humbje nga Drita, Prishtina dhe Gjilani.
Ndeshja e sotshme e konfirmoj që skuadra e Ballkanit duhet të bëj një rikthim të madh në pranverë nëse dëshiron që ta fitoj titullin./Indeksonline/