Skandal: Me veturë mbi Urën e Gurit, në Prizren (foto brenda tekstit)
Gjatë ditës së sotme një qytetar ka kaluar me veturë mbi Urën e Gurit në Prizren.
Një fotografi e siguruar nga Indeksonline shihet një BMW X5 me targa të huaja mbi monumentin kulturor të qytetit historik.
Ai përveç që ka shkelur rregullat e komunikacionit ka rrezikuar edhe një pasuri kulturore.
Qarkullimi dhe ndalja e mjeteve motorike është kategorikisht e ndaluar mbi Urën e Gurit.
Ky veprim i qytetarit e rrezikon shembjen e këtij monumenti që supozohet se është ndërtuar nga fundi i shekullit XV, ose në fillim të shekullit XVI.
Ura është rindërtuar disa herë për shkak të rrënimit nga faktor të ndryshëm derisa nga viti 1948 është në mbrojtje të shtetit si trashëgimi kulturore. /IndeksOnline/