22-12-2024

Skandal në shortin e FIFA-s dhe UEFA-s, Kosovën e paraqesin si pjesë të Serbisë

FIFA dhe UEFA shkaktuan skandal të madh gjatë shortit kualifikues të Kupës së Botës, duke paraqitur Kosovën pjesë të Serbisë.
Shorti i shumëpritur në Cyrih ishte i disponueshëm për t’u transmetuar drejtpërdrejt në FIFA+ dhe kanalin zyrtar në YouTube.


Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino prezantoi ngjarjen përpara se Robert Pires, Gianluca Zambrotta, Rachel Yankey, Ariane Hingst dhe Fernando Llorente të ndërhynin për të ndihmuar procedurat.
Por përpara se të hidhej shorti, përgjegjësit shfaqën një prezantim me faktorë që “duhen pasur parasysh”.


Këtu, marrëdhëniet ndërkombëtare u përmendën si një faktor që mund të ndikojë në cilin ekip shkon një grup, dhe një hartë shfaqi Kosovën pjesë të Serbisë, ndërsa në të shihet edhe Krimea pjesë e Rusisë.

Kosova është pjesë e shtëpisë së futbollit botëror nga viti 2016, ndërsa këta të fundit vazhdojnë ta bëjnë skandalin e njëjtë nga viti në vit.


Natyrisht se në rrjetet sociale, sidomos në platformën X (ish-Twitter) kanë filluar të reagojnë në lidhje me këtë skandal, pasi FIFA ka .

Lexo edhe: UEFA merr vendim: A do ketë Serbia tifozë në Tiranë?

Asnjë koment

Comments are closed.