25-11-2024

Skandali ndaj Bebe Rexhës në Aeroportin e Mynhiut, deklarohet kompania gjermane e udhëtimit

Ditë më parë, një skandal ka ndodhur në Aeroportin e Mynihut, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është kërcënuar nga një anëtar i sigurimit të aeroplanit, veç pse ajo i është drejtuar me pyetje në gjuhën shqipe.

Siç tregoi artistja në një video të publikuar në Instagram, ajo i ishte afruar sigurimit duke i folur në gjuhën shqipe dhe me të dëgjuar atë, ai e ka kërcënuar dhe më pas ka dashur që artisten ta largojë nga fluturimi.

E lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe kompania gjermane e fluturimeve, ‘Lufthansa’, me të cilën Bebe Rexha po fluturonte atë ditë.

“Ne kontaktuam drejtpërdrejt Bebe Rexhën të shtunën për të kuptuar situatën dhe jemi duke kryer një hetim të brendshëm mbi çështjen. Si një linjë ajrore ndërkombëtare, ne lidhim njerëzit dhe vendet në mbarë globin. Mysafirët dhe punonjësit tanë vijnë nga e gjithë bota. Diversiteti dhe mundësitë e barabarta janë vlera thelbësore për kompaninë dhe kulturën tonë korporative. Ne nuk tolerojmë asnjë lloj sjelljeje diskriminues“- ka sqaruar ‘Lufthansa’ për Telegrafin.

Bebe Rexha, përndryshe në videon e publikuar në InstaStory të shtunën, shihej duke qarë dhe duke treguar momentet e tensionuara në aeroport, e ky veprim ka ngjallur mbështetje nga ndjekësit e saj dhe komuniteti shqiptar.

Ajo ka akuzuar kompaninë për një akt diskriminimi dhe urrejtjeje ndaj saj për shkak të identitetit të saj shqiptar.

Asnjë koment

Comments are closed.