17-05-2024

SKANDALOZE: Ja ku përfunduan 2,2 milionë euro të Ministrisë së Inovacionit

Vetëm gjatë vitit që lamë pas për përkrahje të 55 Organizatave Jo Qeveritare (OJQ) Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), e cila në atë kohë është drejtuar nga Besim Beqaj, ka shpenzuar më shumë se 2,2 milionë euro.

Në bazë të fakteve që ka arritur të siguroj “Front Online” shihet se pjesa dërmuese e mjeteve iu janë ndarë OJQ-ve për projekte që as nga afër nuk lidhen me fushën e Inovacionit.

Sipas dëshmive të siguruara shihet se OJQ-ja “ Jeta Buron” gjatë vitit që lamë pas nga MIN ka marrë 15 mijë euro për ofrim te trajnimeve dhe kurse profesionale për rrobaqepësi.

Një shumë të madhe prej 150 mijë euro gjatë vitit që lamë pas e ka marrë edhe OJQ Shoqata Kulturore-Artistike – Molla Kuqe. Qëllimi i grantit për këtë OJQ është krijimi i dokumentarit “Fuqia e Start-UP”.

Po ashtu, një shumë të konsiderueshme të mjeteve prej 49,750 euro gjatë vitit që shkoi i ka marrë edhe Klubi i Prodhueseve të Kosovës, organizate kjo që përfaqëson prodhuesit me të mëdhenj në vend.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Front Online” shihet se këto mjete kjo OJQ i ka marrë për krijimin e një ueb faqe, platforme për promovimin e kompaninë dhe produkteve të tyre në ,mbarë botën.

Po ashtu, shumë të madhe të mjeteve prej 200 mijë euro i ka marrë edhe Oda Ekonomike e Kosovës, ku qëllim kryesor të projektit që ka dorëzuar ne MIN ka qenë rritja e punësimit në sektorit privat përmes promovimit dhe rritjes së eksportit në drejtim të vendeve të caktuara.

Po ashtu, shuma prej 14 mije euro deri në 200 mijë euro gjatë vitit që lamë pas nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësise kanë marrë edhe shumë Organizata tjera Jo Qeveritare.

Asnjë koment

Comments are closed.