16-06-2024

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën “Minatori” – theren dy persona

Finalja mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit në palestrën “Minatori” përfundoi në skena të shëmtuara.

Skuadra mitrovicase triumfoi me rezultat të ngushtë 67-66 ndaj asaj të Suharekës, por që sërish kishte dhunë mes tifozëve.

Pas përfundimit të finales së pestë, disa tifozë janë therë mes tyre, ndërsa kanë kërkuara tretman mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Trepça kampione e Kosovës, mposht Yllin me dramë në finalen e pestë

Në një prononcim për Telegrafin, zëdhënësi i policisë – Avni Zahiti ka thënë se dy persona kanë pësuar lëndime nga mjetet të mprehta (thikë).

“Rreth orës 21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë”, ka thënë fillimisht Zahiti për Telegrafin.

Gjithçka çfarë ndodhi në dramë e madhe në "Minatori", Trepça shpallet kampione e Kosovës

“Njësitet kompetente policore po merren me rastin”.

Në basketbollin kosovar vazhdojnë të paraqiten skena të dhunshme si para dhe pas ndeshjeve, përkundër se klubet janë dënuar shumë herë me mos prezencë të mbështetësve të tyre. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.